Festimet e Vitit të Ri/ 15 të plagosur nga fishekzjarret, mes tyre 2 fëmijë

Jugulajm.net
1 Min Read

Nga festimet e fishekzjarrëve, janë lënduar 15 persona në të gjithë vendin.

12 prej tyre janë në Tiranë, 1 në Pogradec dhe 2 fëmijë janë paraqitur në spitalin e Fierit.

Nuk ka pasur konflikte dhe as aksidente rrugore përgjatë orëve të para të vitit 2023.

Ndërkohë shërbimet e policisë kanë qenë prezent në sheshe e lokale ku u festua, në rruge e akse nacionale me makinat inteligjente.

Policia është në gatishmëri deri ditën që fillon puna zyrtarisht pra deri më datë 4.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur