Memoriali dhe varri i Mid’hat Frashërit, i vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë, është shkatërruar.
Busti i tij është hedhur mbi pllakat e varrit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe pse Mid’hat Frashëri njihet si një prej intelektualëve të mëdhenj të historisë së Shqipërisë.
Memoriali i Mid’hat Frashërit u vendos krah vëllezërve Frashëri tek Kodrat e Liqenit, në një ceremoni të veçantë më 12 tetor të vitit 2008.
Mid’hat Frashëri ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar, një nga veprimtarët e Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës dhe kryetar i Kongresit të Manastirit.