Kryetari i Partise Demokratike Gjirokaster, Eri Shehaj, ka reaguar pas goditjes qe i’u be Kryetarit e Opozites, Prof. Dr. Sali Berishes diten e djeshme ne mitingun e Tiranes.
Permes nje postimi ne fb, Shehaj shprehet se “Mafia kerkon te godase opoziten dhe rasti i djeshem ndaj dr. Berishes e verteton kete. Demokratet e Gjirokastres denojne aktin barbar ndaj kryetarit te opozites z. Sali Berisha dhe jane mjaft te irrituar me inskenimet qe po behen per ta devijuar kete histori.”
Ja reagimi i plote i Shehajt:
Rama-Çuçi nuk mund te na mbyllin gojen.
Mafia kerkon te godase opoziten dhe rasti i djeshem ndaj dr. Berishes e verteton kete.
Demokratet e Gjirokastres denojne aktin barbar ndaj kryetarit te opozites z. Sali Berisha dhe jane mjaft te irrituar me inskenimet qe po behen per ta devijuar kete histori.
Goditja e dr. Berishes eshte goditje ndaj cdo demokrati, ndaj cdo qytetari te pambrojtur ndaj ne u bejme thirrje institucioneve shteterore te distancohen nga keto akte dhune.
I urojme sherim te shpejte dr. Berishes dhe i shprehim mbeshtetjen per betejat e ardhshme kunder narkoshtetit te Rames dhe ministrave te tij.
Koha per shpagim po afron.