Aksident në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30, në Skërficë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një automjet tip “Skoda” me drejtues shtetasin me inicialet D. Rr., është përplasur me një automjet tip “Nisan” me drejtues shtetasin B. M.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar shtetasi D. Rr, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.