U zhvillua sot në ambientet e Universitetit “Eqrem Çabej” te Gjirokastres, konferenca e fundit në kuadër të projektit CheeseCulT me pjesëmarrjen e partnereve:
Departamenti i Bujqësisë i Universitetit të Janinës, organizata Argjiro,
Organizata Bujqësore Greke Demetrios,
të cilët folën për rezultatet e projektit, impaktin e aktiviteteve në rajon dhe planet për vazhdimësinë e bashkëpunimit në këtë fushë.
Në aktivitet morën pjesë palët e interesuara, përfaqësues të autoriteteve lokale, përfaqësues të industrisë së djathit, pedagogë dhe studentë.








