Policia e Shtetit ka arrestuar 55 vjeçarin nga Saranda, Astrit Terolli, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 11 vjeçare.
Abuzimi seksual me të miturën, mësohet se ka ndodhur në shtëpinë e kësaj të fundit teksa i ati nuk ishte aty.
Ndërsa prokuroria ka nisur hetimet e mëtesjhme për rastin e rëndë të ndodhur në kryeqytet.
Një një lidhje telefonike me Top Channel vajza ka treguar se kjo ishte hera e parë që abuzohej seksualisht nga Astrit Terolli, teksa ky i fundit pasi kreu aktin e kishte kërcënuar të miturën
“Vetëm një herë më ka ngacmuar është hera e parë. Ai më kërcënoi, më tha po u tregove prindërve do t’i vras të gjithë”, tha e mitura.
Kujtojmë se përdhunuesi ishte shok i ngushte me babain e vajzës. Ai shkonte tek shtëpia e tyre, për t’i ndihmuar, pasi vajza tjetër e familjes është në spital. Mirëpo, një ditë, Terolli e ka gjetur të miturën vetëm dhe ka abuzuar me të.