“Për’puthen” shkon në parlament, Ori bëhet deputete e PD-së

Jugulajm.net
0 Min Read

Moderatorja e “Për’puthen”, Oriela Nebiaj, do të futet në parlament.

Ajo do të zëvendësojë Grida Dumën, në listën e PD në Tiranë.

Kjo e fundit lajmëroi dje dorëheqjen.

Nebiaj kandidoi më 25 prill dhe mori 5606 vota preferenciale.

Ajo ishte renditur e 18 në listën e PD-së në qarkun e Tiranës, por pas rirenditjes në bazë të votave preferenciale ajo u ngjit një vend më sipër.

Share This Article