Policia arriti të marrë dëshminë e 45-vjeçarit shqiptar Spartak Dyrmishi para se të dërgohej në gjykatë. I ashtuquajturi “përdhunuesi i Faliros” ka pranuar përdhunimin dhe tentativën e përdhunimit të dy grave në Faliron e Vjetër.
“Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikim e tyre kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat, gjë që e konfirmoj”, mësohet se u ka thënë ai autoriteteve.
45-vjeçari ka dalë nga pallati në rrugën Thiras, ku është parë që në momentin e parë, i veshur me jelek antiplumb dhe duke çaluar lehtë.
Pak pas orës 02:30 të mëngjesit, kur policia shqiptare e dorëzoi në zonën e Kakavijës ai udhëtoi me eskortë policie gjatë gjithë natës për t’u kontrolluar nga autoritetet greke.
Më herët ai ishte pikasur në një banesë në zonën e Vlorës, ku autoritetet shqiptare po kryenin një operacion për arrestimin e tij.
Spartak Dyrmishi u arrestua gjatë mbrëmjes së djeshme nga Policia e Vlorës, ndërsa ishte larguar drejt Shqipërisë më 27 tetor të këtij viti. Ai iu është dorëzuar policisë greke në kufirin e Kakavijës, i shoqëruar nga policët dhe me pranga në duar.