Gjendet i vrarë shqiptari brenda në makinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Mytilini” në Athinë.
Mediat greke shkruajnë se një person është gjetur i vrarë në një makinë.
Dyshohet se viktima është një shtetas shqiptar i skeduar për narkotikë.
Bëhet e ditur se pranë trupit të viktimës është gjetur një armë zjarri kallashnikov.
Ndërkohë mjeti rezulton të jetë në pronësi të një 43 vjeçari nga Gjeorgjia.
Nuk dihet ende nëse i viktima është vrarë apo është vetëvrarë, teksa pritet që ngjarja të zbardhet pas hetimeve të imtësishme.