Policia njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi B. D., 28 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi S. P., 20 vjeç, pasi ka tentuar t’i blejë shtetasit B. D., lëndën e dyshuar narkotike.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.