Një emigrant shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi, si pasoje e një aksidenti.
Shqiptari fatkeq ishte duke lëvizur me traktor, momentin kur humbi kontrollin e mjetit bujqësor.
Si rrjedhojë traktori doli nga rruga dhe u përmbys.
Mediet lokale bëjnë me dije se ngjarja tragjike ndodhi ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00 në Mesolongi.
Mësohet se viktima do të bëhej baba për herë të dytë, pasi gruaja e tij është shtatzënë dhe pritet të lind të ditët në vijim. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.