Gjirokastër/ I vodhi makinën një shtetasi, prangoset 33-vjeçari nga Zervati

Jugulajm.net
1 Min Read

I vodhi automjetin një shtetasi, identifikohet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Shërbimet e Postës së Policisë Dropull arrestuan në flagrancë shtetasin K. Dh., 33 vjeç, banues në fshatin Zervat, Gjirokastër.

Arrestimi i tij u bë pasi ka vjedhur automjetin tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit Dh. H., në fshatin Vrisera, Dropull.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet në ngarkim të shtetasit K. Dh. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article