Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës pritet të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe në qytetet e zones së ulët, por kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat lindore.

Ndërsa në orët vijuese do të shfaqen vranësirat e lehta edhe në pjesën tjetër të vendit tonë. Vranësirat do të vijojnë të jenë më prezente në shtrirjen lindore, por nuk pritet të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.