Greqi/ Luan nga ‘fiqiri’ gjyshi shqiptar, godet me shqelma mbesën e tij 2-vjeçare, arrestohet nga policia

Jugulajm.net
1 Min Read

Nje skandal i vertete ka ndodhur diten e djeshme ne Greqi.

Keshtu, një incident dhune në familje është regjistruar në Kretë, ku një 50-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka dhunuar mbesën e tij vetëm 2-vjeçare.

Sipas një denoncimi të bërë nga një dëshmitar okular në polici, ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës, kur 50-vjeçari ka goditur dhe shkelmuar mbesën e tij teksa ishin brenda një pastiçerie.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar 50-vjeçarin, i cili tashmë ndodhet përballë autoriteteve.

Share This Article