Një 37-vjeçar, B. M. është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi në servisin e tij është gjetur një kamper, i grabitur në Gjermani.
Personi ne fjale akuzohet për trafikimin e mjetit, por ai ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje.
Sipas tij, një i moshuar, ia ka lënë në servis për ta lyer dhe më pas është larguar.
Njoftimi I Policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka trafikuar automjetin e markës “Fiat”, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.