Ashtu edhe si në fazën e parë, regjistrimi do të bëhet përmes portalit e-Albania, ndërkohë që afati që kanë prindërit është 10 ditë.
Ministrja Kushi, përmes një statusi në rrjetet sociale iu bën thirrje të gjithë prindërve që do të hasin vështirësi në regjistrimin e fëmijëve të tyre se për ta shkollat do të kenë stafe të dedikuara ndihmëse.
“Dëshiroj të informoj të gjithë prindërit që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre në klasat e para dhe të dhjeta, se nesër nis faza e dytë e regjistrimit në portalin e-Albania dhe do të zgjasë nga data 15 deri 25 gusht .Ju lutem kini në vëmendje se regjistrimet për vitin shkollor 2022 – 2023 do të jenë vetëm online, por të gjithë prindërit që kanë nevojë do të kenë mundësinë të mbështeten apo ndihmohen nga stafe të dedikuara në çdo shkollë. Asnjë nxënës nuk do të mbesë pa u regjistruar”, shkruan ministrja.