Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të Lorenc Dida, 29 vjec nga Gjirokastra.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në afërsi të Shkollës se Mesme Pedagogjike në Gjirokastër.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 12:00, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, shtetasi P. K., ka goditur me sende të forta shtetasin L. D., i cili u transportua për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit P. K.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.