Janë liruar nga qelia 4 nga 6 të arrestuarit për tjetërsimin e pronave në Sarandë.
Mësohet se gjyqtari i çështjes, ka vendosur ndryshimin e masës nga arrest me burg kërkuar nga prokuroria në arrest shtëpie për:
Pandi Zhongen, Drejtor i Urbanistikes ne Bashki,
Rovena Alikajn, juriste në ASHK,
Arhondia Caraj, përfituese trualli,
Valter Llomi, përfitues trualli.
Zyrtarët në fjalë akuzohen se kanë kryer tjetërsimin e një sipërfaqe prej 10 mijë metra katror tokë, duke e ndarë tek persona të tjerë, të cilët më pas kanë ndërtuar.