Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 3.4 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe.
Mësohet se SPAK ka kërkuar gjithashtu 2 vite e 8 muaj heqje lirie për Gentian Nushin. Ndërkohë, vazhdon pretenca për të akuzuarit e tjerë.
Kujtojmë se më herët GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Tushen dhe të akuzuarit e tjerë. Sipas ligjit Tushe përfiton uljen e 1/3 të dënimit final.