Prokuroria e Sarandës, ka urdhëruar arrestimin e Pandi Zhonga, Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë Sarandë, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Mes personave të arrestuar është dhe një noter publik Aleko Anagnosti, si dhe juristja e Zyrës së Hipotekës në Sarandë, Rovena Alikaj.
Ndalimi i tre zyrtarëve publikë është kryer nga prokuroria e Sarandës, e cila gjatë hetimeve të kryera ka konstatuar se personat e arrestuar tashmë dyshohet se kanë kryer tjetërsimin e një sipërfaqe prej 10 mijë metra katror tokë, duke e ndarë tek persona të tjerë, të cilët më pas kanë ndërtuar.
Sipërfaqja tokësore e tjetërsuar ka qënë tokë shtetërore dhe para tjetërsimit shërbente si hapësirë e gjelbër, (Lulishte), për qytetin e Sarandës.
Por përmes falsifikimit të dokumentave, miratimit të lejeve të ndërtimit nga bashkia Sarandë dhe hipotekimit më pas në zyrës e ASHK-së Sarandë, kjo tokë prej 10 mijë metra katror, është tjetërsuar tashmë tek persona të tretë.