Kjo gjë ndikoi menjëherë në bursa, ku sipas Bloomberg, aksionet e Twitter pësuan një rënie shumë të madhe ndërsa ato të Tesla-s u rritën me të paktën 4.9%.
Një raport i publikuar të hënën thotë se llogaritë e rreme ose spam përbënin rreth 5% të përdoruesve aktivë të Twitter. “Spam bots”, profilet që rinisin automatikisht tweet-et e tjera dhe që nuk përfaqësojnë përdoruesit e vërtetë, ishin në shënjestrën e Musk që në fillim të negociatave.
Shefi i Tesla-s kishte njoftuar planet për të eliminuar këto profile të rreme dhe nuk është e qartë për momentin se çfarë do të ndodhë dhe nëse marrëveshja prej 44 miliardë dollarësh e mund të jetë vërtet në rrezik.