Vendi ynë paraqitet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura gjatë gjithë ditës, ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu në pjesën më të madhe të territorit, më të fokusuara në zonat malore.
Gjatë orëve të vona të mbrëmjes do të ketë përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke sjellë ndërprerje të shirave si edhe ri-kthim të motit të kthjellët.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rënie e lehtë pritet në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 24°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.