Nga Tritan Shehu- deputet, ish minister i jashtem
Pa denuar krimet e genocidin serb ne Kosove e Rajon, pa u kerkuar falje per ato, nuk mund te sigurohet nje e ardhme europiane!
Fatkeqesisht ky akt kriminal nuk eshte i vetem, por i paraprire dhe pasuar edhe me te tjere te ketij lloji, duke perbere keshtu nje veper genocidi te Serbise ndaj popullesise se Kosove, akte keto per te cilat qeveria e atij vendi nuk ka kerkuar kurre te falur.
Ne keto kushte, pikeresht per te kujtuar e nderuar viktimat, por dhe per te denuar genocidin serb mbi popullesine e Kosoves i kerkova Kryetares se Kuvendit qe, se pari te mbahet nje minute heshtje solemne ne seancen plenare te se nesermes. Kete kerkese e bazoj ne Piken 5 te Nenit 7 te Rregullores se Kuvendit.
Pa denuar krimet e genocidet e te kaluares, pa u kerkuar falje nga pergjegjesit e tyre per ato, nuk mund te kete paqe e bashkejetese ne Rajonin tone.
Ky eshte nje parim themelor mbi te cilen do te pershpejtohet edhe procesi i yne i integrimit europian, vlerat e te ciles i kerkojne keto akte.