Përgjatë 24 orëve të fundit shërbimet e DVKM Gjirokastër, kanë përballuar një volum normal aktivitetesh në kontroll të udhëtarëve dhe mjeteve, në pikëkalimin e Kakavijes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar një numër prej 8506 shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët, 5867 në hyrje, dhe 2639 në dalje.
Ritmi i lëvizjes krahasuar me vite më parë duket mjaft më i ulët. Pashka ortodokse siguron gati një javë pushimesh për një pjesë të të punësuarve dhe nxënësit e shkollave por ritmi i lëvizjes u tkurr fillimisht prej pandemisë, ndërsa sipas qytetarëve shqiptarë që banojnë në Greqi edhe ekonomia po e ndikon mjaft dëshirën për të udhëtuar.
Krahasimisht me vitin 2019 numri i emigrantëve që hynë për pashkët në Shqipëri prej Kakavijes është të paktën 4 herë më i ulët.