Ish-boksieri Mike Tyson ka dhunuar një pasagjer në avion.
55-vjeçari i gjuajti një personi i cili vazhdoi t’i fliste edhe pse Mike i kërkoi ta linte të pushonte.
Ngjarja ndodhi në bordin e avionit i cili do të nisej nga Aeroporti Ndërkombëtar i San Franciskos në Florida.
Sipas dëshmitarëve Mike ishte i qetë, por pasagjeri po bënte veprime acaruese që e detyruan ish-boksierin të humbte toruan.
Grushtet e tij e lanë të gjakosur burrin dhe më pas Mike zbriti nga avioni.
Personi që u godit me grusht mori ndihmën mjekësore dhe foli me policinë pas incidentit, sipas mediave të huaja.