SPAK doli me një njoftim zyrtar sot në lidhje me hetimet për inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit.
Sa i përket inceneratorit të Fierit, e reja është kërkesa për arrestimin e deputetit socialist, Alqi Bllako. Për këtë arrestim duhet një autorizim nga Kuvendi.
Në lidhje me inceneratorin e Fierit, SPAK ka bërë disa sekuestrime pasurish.
Me vendimin nr.134, datë 28.03.2022 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:
Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të
Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Services” sh.p.k, me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të
Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për 4 (katër) pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Lefter Koka, me sipërfaqe totale prej 3 344.8 m2. Këto pasuri kanë një vlerë ekuivalente që përmbush vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind e dyzet e gjashtë milion e tetëtëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lekë.
Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim të shtetasit E. B., lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 99.48 m2, me adresë Tiranë, me vlerë sipas kontratës shitblerjes në shumën 144,246 Euro, që përmbush vlerën ekuivalente të përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Alqi Bllako në shumën 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.