Lumi Vjosë, shënon një tjetër rekord ndotjeje. Të gjitha mbeturinat urbane, po grumbullohen në shtratin e këtij lumi i cili pak kohë më parë ka kaluar nën mbrojtjen e shtetit. Pika më nevralgjike, është shënuar në Njësinë Administrative të Piskovës në Përmet. Në mungesë të kontejnerëve për depozitimin e mbetjeve urbane, banorët e kanë më të lehtë ti hedhin ato në shtratin e Vjosës.
Ky problem mesa duket nuk e ka shqetësuar Bashkinë e Përmetit e cila nga ana e vet deri më tani nuk ka ndërhyrë për të vendosur kontejnerë brenda zonës së banuar, por është mjaftuar me një kazan në periferi. Banorët nga ana e tyre fajësojnë autoritetet vendore për këtë bombë mjedisore e cila prej kohësh gjeneron në sytë e tyre.
Bashkia e Përmetit e ka speguar këtë problem me mungesën e ndërgjegjësimit qytetar pasi sipas saj, kontejnerët kanë qenë të vendosur afër zonës urbane, por që janë hequr nga elementë të papërgjegjshëm e kësisoj banorët në mungesë të tyre, i hedhin mbeturinat anës Vjosës.