Qarkullimi i masave ajrore nga verilindja e Europës do të diktojë kushtet e motit edhe në vendin tonë ku kthjellimet dhe vranësirat do të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, më të dendura në veri dhe verilindje duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore.
Orët vijuese përmirësojnë dukshëm motin duke ri-sjellë kthjellimet dhe të ftotin në të gjithë territorin e vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten të ulëta në mëngjes, por një rritje e lehtë pritet në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 12°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.