Në Tiranë një litër naftë po shitet me 234 lekë dhe benzina me 239 lekë, çmime këto të papara ndonjëherë në Shqipëri.
Autoriteti i Konkurrencës më herët ka deklaruar se ka nisur kontrollet dhe monitorimin e situatës për rritjen e çmimeve të karburanteve, por nuk ka thënë asgjë më shumë.
Arsyeja kryesore e rritjes së çmimit të naftës thuhet se është lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, por gjithmonë në Shqipëri nafta ka qenë më shtrenjtë krahasuar me vendet e rajonit.
Rritja e çmimit të naftës ka provokuar edhe një zinxhir rritjesh të çmimeve të produketeve të tjera. Çmimi i miellit u rrit i pari.
Por ekspertët mendojnë se më e keqja nuk ka mbërritur ende dhe se çmimi i karburantit pritet të kapë 250 ose 260 lekë litri brenda pak ditëve.