Prangoset 37-vjeçari nga “Asim Zeneli”, akuzohet për kultivim narkotikësh

Jugulajm.net
1 Min Read

Prangoset një 37-vjeçar nga fshati “Asim Zeneli” i Gjirokastres, pasi akuzohet per kultivim narkotikesh.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme ekzekutuan urdhrin e ndalimit të Prokurorisë, për shtetasin M. M., 37 vjeç, banues në fshatin “Asim Zeneli”, Gjirokastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Kultivim i narkotikëve”.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Share This Article