Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore.
Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen në territor, duke bërë që të përfshihen nga vranësirat dhe zona e ulët. Ndërsa vija bregdetare do të jetë kryesisht me mot të kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.