Gjatë ditës së sotme një sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në vendin tonë, që në orët e para të mëngjesit duke sjellë shira të dobët në të gjithë vendin dhe reshje të pakta dëbore në zonat e thella malore.
Orët vijuese mbeten në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët në veri dhe në qendër të territorit duke lënë me vranësira por pa reshje zonat jugore të Shqipërisë, situatë kjo e cila do të vijojë edhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mesdita ruan vlera kostante duke u luhatur nga 2°C deri në 16°C.
Era do të fryjë mestare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.