Ministria e Arsimit ka vendosur të mbyllë duke i hequr licencën kopshtit në Fier, ku u mbyt një fëmijë 3-vjeçar disa ditë më parë.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 7 janar të këtij viti, pra rresh një muaji më parë, në kopështin privat “Flatrat e Dijes”.
Edukatoret e gjetën vogëlushin të shtrirë në tokë. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe në qafë iu konstatuan shenja. Sipas edukatoreve, 3-vjeçarit i kishte ngecur kapuçi në varëse kur ka kapur xhupin.
Pas ngjarjes, edukatorja Redina Binjaku, 27 vjeç, u arrestua dhe Gjykata vendosi të lërë në burg.
Familjarët vijojnë të kërkojnë drejtësi.
Në një rrëfim mes lotësh, ditën që u dënua edukatorja, nëna e djalit të mitur që ndërroi jetë, tregoi para kamerave se ishte edukatorja e kopshtit që e mori në telefon për ngjarjen. Sipas nënës së viktimës, edukatorja i kishte thënë se djali ishte përmendur ndërsa më pas doktorët e kishin njoftuar se i mitur ndërroi jetë.