Gjykata e Posaçme shtyn seancën për ish-kryebashkiakun Tushe, ja se kur…

Jugulajm.net
1 Min Read

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 8 shkurt 2022 seancën për ish-kryetarin e Bashkisë se Lushnjes Fatos Tushe dhe të pandehurit e tjerë. Këta shtetas janë të akuzuar për shpërdorim detyrë dhe pabarazi në tendera.

Shkak për shtyrje e seancës është bërë mungesa e dy avokateve të të pandehurve.

Ndërkohë avokatet e tjerë kundërshtuan faktin që SPAK u kishte kërkuar 75 mijë leke të reja për një CD me materialet e dosjes.

Share This Article