Të dielën e 6 marsit do të zhvillohen zgjedhjet në 6 bashkitë pa kryetar.
Mësohet se presidenti Ilir Meta është dakordësuar me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për caktimin e kësaj date.
6 bashkitë ku pritet të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore janë: Shkodra, Durrësi, Dibra, Vora, Rrogozhina dhe Lushnja.
Vakancat janë krijuar për shkak të dekriminalizimit në rastin e Shkodrës dhe Vorës, ku u larguan nga funksionet Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku të cilët nuk kishin deklaruar ndalimet dënimet në Itali dhe Greqi. Kryeqedra e veriut vijon të drejtohet nga demokratja Voltana Ademi e cila vijon të jetë në detyrë.
Në Vorë, me vendim të Edi Ramës është komanduar si kryetar Genti Picari.
Në Lushnje, kryetari i Bashkisë Fatos Tushe u arrestua nga SPAK për abuzime me tenderët, ndërsa u shkarkua nga detyra me vendim të Qeverisë.
Në Dibër, Dionis Ymeri dha dorëheqjen pasi kandidoi për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por që nuk arriti të fitonte mandatin.
Në Rrogozhinë, Haxhi Memolla ndërroi jetë pas një ataku kardiak, ndërsa në vend të tij është komanduar Edison Memolla.