E enjte, 26 Dhjetor, 2024
Ballina Aktualitet Koka/ Kërkoi lirinë, Apeli e lë në burg

Koka/ Kërkoi lirinë, Apeli e lë në burg

585
0
Është zhvilluar ditën e sotme në Apelin e Posaçëm seanca për masën e sigurisë për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg Lefter Kokën.

Më herët Koka kishte kërkuar lirinë në Apel me argumentin se nuk kishte rrezikshmëri dhe do qëndronte bashkëpunues me drejtësinë.

Ndërsa nga ana e tij avokati është shprehur se nuk ka asnjë koment për të dhënë.

Koka akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me abuzimet me inceneratorët.

You cannot copy content of this page