EMRI/ Arrestohet i kërkuari nga Italia, ishte dënuar me mbi 21 vite burg

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit policor të koduar “FAST”, duke arrestuar një person të kërkuar nga autoritetet italiane.

Në zonën e Saukut, shërbimet e Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, lokalizuan dhe kapën shtetasin Ornado Çeta alias Ceta, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas Policisë, Çeta ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim, për disa vepra të rënda penale, ndërsa i kanë mbetur për të vuajtur 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim.

Ai është dënuar për veprat penale “Vjedhje të rënda”, “Mashtrim”, “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”, “Plagosje”, “Kanosje” dhe “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”.

Pas arrestimit, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për përfundimin e procedurave ligjore për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Share This Article