Aksident, humb jetën 60-vjeçari, plagoset polici

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj së diele, ku sipas informacioneve një punonjës policie i qarkullimit, pas lënies së shërbimit, ka goditur me mjetin e tij një motomjet, ku për pasojë mësohet se ka ndërruar jetë një shtetas. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Korçës

Viktima, drejtuesi i motorit, mësohet të jetë rreth 60 vjeç.

Ndërkohë bëhet po ashtu me dije se, punonjësi i policisë është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në reanimacion.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article