Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj së enjteje, ku një pushues 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën gjatë kohës që po lahej në det në zonën e “Plazhit të Vogël” në Velipojë. Sipas të dhënave paraprake nga policia lokale, rreth orës 15:30, shtetasi nga Kosova me iniciale E. M., 82 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa ndodhej në ujë dhe për pasojë është mbytur.
Menjëherë pas sinjalizimit të ngjarjes, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje tragjike.




