Dea e Butrintit, një prej veprave të njohura të trashëgimisë arkeologjike shqiptare, është rikthyer në vendin ku u zbulua, në qytetin antik të Butrintit.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi rikthimin e veprës pas një rrugëtimi nga Butrinti drejt Romës dhe më pas në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.
“Dea e Butrintit kthehet në shtëpi”, shkruan Gonxhja, duke e cilësuar rikthimin e saj një ngjarje të rëndësishme për trashëgiminë kulturore shqiptare.
Sipas Gonxhes, rikthimi i Deas pasuron rrëfimin historik të Butrintit dhe u jep mundësi vizitorëve të shohin nga afër një dëshmi të rëndësishme të historisë, artit dhe trashëgimisë së përbashkët europiane.
Gonxhja thekson se Butrinti ka pritur mbi 200 mijë vizitorë gjatë këtij viti, duke vijuar të forcojë pozicionin e tij si një prej destinacioneve kryesore të turizmit kulturor në Shqipëri.
“Falenderoj gjithë ekipin që punoi për këtë rimuzeim të Deas në Butrint, pa harruar të shpreh mirënjohjen tonë të thellë për AADF, duke garantuar mbështetjen tonë për modele suksesi si ky që kemi tashmë të prekshëm përmes Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”, u shprehe Gonxhja.




