Një lëkundje sizmike është regjistruar mëngjesin e kësaj së marte në vendin tonë , ku “tundja” ka ndodhur rreth orës 05:40 në juglindje të Pogradecit dhe ka qenë me magnitudë 3.9
Sipas të dhënave të publikuara në aplikacionin e monitorimit të tërmeteve, lëkundja është regjistruar me epiqendër rreth 18 kilometra në juglindje të Pogradecit, në koordinatat 40.802° N, 20.825° E.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej 15 kilometrash dhe është ndjerë edhe në Korçë, Strugë, Ohër etj, ku banorët kanë raportuar lëkundjet.




