Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e kësaj të shtune në një banesë, ku si pasojë e shpërthimit, 6 persona, pjesëtarë të së njëjtës familje, kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Markatomaj të Lezhës. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Efektivët e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të shpërthimit.
Informacioni është paraprak dhe pritet të ketë të dhëna të tjera në vijim.




