Ditën e sotme ka humbur jetën në burg një i dënuar në rrethana të paqarta. Paraprakisht behet me dije se i dënuari Ardjan Malasi, i datëlindjes 1968, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të hemoragjisë cerebrale.
Ky i fundit mbahet nën arrest që prej 26 tetorit 2023, teksa GJKKO e ka dënuar me 8-vite burg (Siguri e lartë), për kryerjen e veprave penale “Pastrim i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e bashkepunimit të veçantë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar kriminal’.
Vendimi ka marre formë të prerë më datë 01.06.2026.
Malasit i kishin mbetur për të kryer edhe 3 vite burg.
Kujtojmë që SPAK dergoi për gjykim dosjen për ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi e dënuar gjithashtu me 7 vite burg, dy vëllezërit e dënuar për drogë Besjan e Leonard Ramaj dhe biznesmenin Ardjan Malasi, të akuzuar për pastrim parash.




