Motori përplaset me bordurën, humbin jetën 2 persona

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku dy persona kanë humbur jetën pas përplasjes së motomjet me një bordurë në Golem.

Policia njofton se ngjarja është regjistruar rreth orës 00:20 ndersa viktimat janë drejtuesi i motomjetit, 44-vjeçari E. L., dhe pasagjeri, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Rreth orës 00:20, të datës 25.08.2026, në Golem, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, ende i paidentifikuar”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit tjetër.

Share This Article