EMRI/ 73-vjeçari gjendet i pajete pranë banesës së tij

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme, ku një 73-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Çyçyçen të Mallakastrës.

I moshuari, i identifikuar si Tetem Ismailaj, është gjetur nga familjarët në një kasolle pranë banesës së tij.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 73-vjeçari ka pësuar arrest kardiak, por shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende zyrtarisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes së të moshuarit.

Share This Article