FOTO/ Aksident në Sarandë, “Volkswagen” përfundon mbi një automjet të parkuar

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i frikshëm, fatmirësisht pa pasoja në njerëz, ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin e Sarandës.

Një automjet tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur një automjet të parkuar.

Nga përplasja, automjeti i parkuar është spostuar dhe ka goditur një tjetër mjet.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article