FOTO/ Moti, IGJEO: Nesër temperaturat arrijnë 41°C, rrezik për zjarre në këto qarqe…

Jugulajm.net
2 Min Read

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) paralajmëron rrezik të lartë për përhapjen e zjarreve në pyje gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit të IGJEO-s, niveli i rrezikut pritet të jetë “i lartë” në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Fier, Korçë dhe Gjirokastër.

Në qarqet Kukës, Dibër dhe Vlorë pritet nivel rreziku “i moderuar”, ndërsa në disa zona të lokalizuara rreziku do të jetë i lartë, konkretisht në qarkun Kukës, në zonën qendrore, në jugperëndim të Dibrës dhe në verilindje të Vlorës.

IGJEO thekson se rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së mërkurë, 12 gusht.

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në

Temperaturat pritet të shënojnë vlera të larta, me maksimumet që do të arrijnë deri në 40° Celsius në zonat bregdetare, 41° C në vendet e ulëta dhe 35° C në zonat malore.

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në

Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore, për momente, mund të arrijë intensitet të fortë.

Në kushtet e temperaturave të larta, mungesës së reshjeve dhe rrezikut të shtuar për zjarre, IGJEO apelon për kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat pyjore dhe në territoret ku niveli i rrezikut është klasifikuar si “i lartë”.

Share This Article