Një aksident i rëndë është shënuar sot, ku një kamion dhe një autobus janë përplasur fort, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në të dyja automjetet.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Përparim.
Nga informacionet paraprake, mësohet se një vajzë, e cila ndodhej në autobus, ka mbetur e plagosur. Ajo është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore.
Deri në këto momente, nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e saj shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe ambulanca, ndërsa është ngritur grupi hetimor për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes.




