Vendi ynë është nën “pushtetin” e temperaturave ekstremisht të larta duke sjellë kështu edhe rrezikun e zjarreve.
Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije së fundmi se përgjatë ditës së nesërme do të kemi një tjetër rritje temperaturash.
Kryesisht zonat më të rrezikuara dhe nga zjarret do të jenë: qarku Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 34°C në zonat bregdetare, deri në 37°C në zonat e ulëta, deri në 33°C në zonat malore.
“Nesër (e mërkurë, dt. 05) pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër pritet nivel rrezik “I MODERUAR”
N? disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vet?m n? zona t? lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Perëndim), qarku Kukës (Veri-Lindje) dhe qarku Dibër (Perëndim).
Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme”, thuhet në njoftim.




