Nga Mentor Kikia
Kur te gjithe genjejne njeri-tjetrin!
Kjo historia e prodhimit ne Elbasan te makinave ushtarake, makinave te blinduara, autoambulancave, zjarrfikeseve dhe se shpejti nuk dihet se cfare tjeter, eshte gjeagjeza me e madhe publike ne Shqiperi.
Shikojeni këtë video!
Është linja e prodhimit të automjeteve në BMW. Çdo markë e madhe ka reklamuar teknologjinë dhe linjat e prodhimit.
Nëse kërkon në rrjet për “prodhimin e makinave në Shqipëri”, të del vetëm kryeministri ynë dhe një zonjë që flet studio më studio e tregon se si prodhojnë makina, autoambulanca, zjarrfikëse e mjete të tjera për NATO-n.
Por pa treguar imazhe se ku prodhohen! Në një intervistë, zonja thoshte: Shoten, makina e famshme që u reklamua fort nga çdo kanal politik e mediatik, e prodhuam për tre muaj.
Si mundet një fabrikë të prodhojë vetëm një makinë për tre muaj? Fabrika që është fabrikë prodhon në seri. Ka linjë prodhimi.
-Çfarë prodhoni ju? – ishte një pyetje.
-Marrim nga jashtë vetëm shasinë, të tjerat i prodhojmë vetë.
Pastaj shtoi si me gjysmë zëri se, marrim edhe motorin, edhe timonin, edhe gomat.
Unë po pyes: Po disqet? Po pjesët xhenerike? Po xhamat? Po pasqyrat? Po paketat elektronike? Po sistemin elektrik? Po bateritë? Po tapicerinë? Ku janë linjat e prodhimit të këtyre pjesëve?
Çudia bëhet edhe më e madhe kur dëgjon se në hangarin e ish metalurgjikut ne Elbasan prodhohen edhe autoambulanca, edhe zjarrfikese. Madje vete kryeministri paralajmeron “prisni cdo te shikoni se shpejti”.
Ndoshta tanke?
Por as kompanite me te medha te automjeteve ne bote nuk prodhojne edhe autovetura, edhe makina te blinduara ushtarake, edhe zjarrfikese, edhe kamione, edhe autoambulanca. Jane te profilizuara.
Zjarrfikeset e kamionet jane me se shumti “IVECO”, ose “MAN”, p.sh.
Nje zjarrfikese eshte nje fabrike me vehte. Me cfare kapacitetesh teknike e prodhokemi ne ne Elbasan?
Deri tani askush nuk ka ofruar nje imazh te linjave te prodhimit te makinave ushtarake, zjarrfikeseve, autoambulancave etj!
Nese ne ish metalurgjik do ishte hapur nje fabrike qe prodhon nje larmi kaq te madhe makinash, perfshire edhe zjarrfikese, do ishte lajm nderkombetar ekonomik.
Edhe vete kryemistri flet nate e dite per “prodhim shqiptar te automjeteve”!
“Kjo vajza – i pelqen atij te thote – ben keto gjerat e medha. Ajo shkoi ne emigracion, pa, mesoi dhe erdhi hapi fabriken ne Elbasan”.
Ou?
Pse cfare eshte industria e prodhimit te automjeteve dhe zjarrfikeseve, pasticeri qe e “vjedh” zanatin duke pare pasticierin profesionist per disa muaj?
Ndoshta, aty mund te behet montimi. Por perse bertasim per prodhim shqiptar? Aq me shume kur mjetet mbajne qarte logo markash te huaja.
Do isha shume, po shume i kenaqur dhe i lumtur qe ne te kishim industri automjetesh. Por nuk e kemi.
Nuk kemi asnje lloj industrie mekanike. E vetmja gje qe prodhojme prej hekuri, eshte hekur per ndertim.
Ajo qe nuk kuptohet eshte se pas kesaj fshiihet thjeshte “megalomania”, apo nen “Madi in Albania” mund te fshihet ndonje hile tjeter. PD hedh dyshime per manovra financiare me blerjen e automjeteve te ashtuquajtura “Made in Albania”.




